Faktori Çërçill Si një burrë bëri historinë

1,800L

Në këtë rrëfim plot shpirt dhe zbavitës Jobnson e ndërthur këndshëm historinë mes luftës, politikës dhe jetës vetjake. Observer

123 in stock

Author:BORIS JOHNSON

Ish kryetari i bashkisë i Londrës, tashmë kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, ka shkruar këtë libër bestseller që rrëfen historinë e gjeniut politik Winston Churchill, një nga figurat më domethënëse të shekullit XX.

Boris Johnson portretizon një burrë shteti me trimëri të paarritshme, me një talent politik dhe aftësi strategjike të rralla, dhe njëkohësisht një njeri humanitar, të drejtë dhe lider të jashtëzakonshëm.

Si një luftëtar sypatrembur në fushën e betejës, Churchill duhej urdhëruar nga vetë mbreti që të mos luftonte në betejën e Normandisë; ai arriti disa nga fitoret më madhështore që ndryshuan rrjedhën e historisë, e megjithatë, ishte një njeri që e urrente luftën dhe i dënonte politikanët që e nxisnin atë, sepse vetë nuk i kishin provuar tmerret e saj. Ai ishte ndoshta oratori më i madh i të gjitha kohërave, megjithëse në jetën personale vuante nga depresioni kronik. Manovrimet e tij të shkëlqyera i hapën rrugë hyrjes së Amerikës në Luftën e Dytë Botërore. Si një njeri mendjehapur, ai reformoi kujdesin shëndetësor, arsimin dhe sistemin e mirëqenies sociale, megjithëse asnjëherë nuk u kufizua nga korrektësia politike.
Ky libër pasqyron impaktin që ka pasur Churchill, jo vetëm në politikën britanike, por edhe në skenën botërore. Ai ndërthur rrugëtimin politik të këtij shtetari të madh, me fakte dhe kuriozitete personale që të ndihmojnë të kuptosh natyrën dhe karakterin e vërtetë të Churchill.

Ky rrëfim nuk është aspak një biografi e ftohtë me një objektivitet të ngurtë, përkundrazi, Johnson na nxit të njohim dhe të pranojmë madhështinë e karrierës politike dhe gjenialitetit të Winston Churchill, duke e shoqëruar rrëfimin me nota humoristike dhe një ton të ngrohtë që na fton bashkarisht në udhëtimin e shkëlqyer politik të këtij personaliteti të madh. Në këtë libër do të gjeni të dhëna dhe kuriozitete politike dhe personale që do t’ju thellojnë më tepër në karrierën politike, jetën intime dhe karakterin e Winston Churchill, një kampioni të demokracisë liberale dhe luftës kundër fashizmit dhe një nga politikanët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Category: