I dyti është i pari i humbësve

1,440L

Enzo Ferrari, një pilot, menaxher, sipërmarrës, njeri me vizione të mëdha, dhe krijuesi i një marke që është kthyer në legjendë në Itali dhe në tërë botën.

63 in stock

Author:Enzo Ferrari

Enzo Ferrari, një pilot, menaxher, sipërmarrës, njeri me vizione të mëdha, dhe krijuesi i një marke që është kthyer në legjendë në Itali dhe në tërë botën. Ky pioner i sportit dhe industrisë, meriton që të analizohet dhe të ndiqet si shembull nga brezat e rinj të inovatorëve, sepse ai vetë ishte një inovator i madh, që i ngriti vlerën simbolit Made in Italy dhe që mund t’u mësojë shumë gjëra sipërmarrësve të rinj që dëshirojnë të ndjekin gjurmët e tij të suksesit.

Në këtë libër, autori Pino Allievi i cili ka pasur privilegjin ta njihte nga afër dhe ta kishte mik Enzo Ferrarin, paraqet një portret unik, të plotë dhe tejet interesant të këtij personaliteti të madh në fushën e sportit, sipërmarrjes, si dhe bashkëveprimet e tij të shumta me personalitete të tjera të famshme, me të cilët ka lidhur miqësi të forta dhe ndonjëherë, edhe është përplasur, si Gianni Agnelli apo Silvio Berlusconi.

Në një botë ku shpejtësia është një domosdoshmëri në çdo sektor, në këtë libër do të gjeni shembullin e një ikone dhe legjende të pazëvendësueshme që do t’ju frymëzojë drejt sfidave të inovacionit dhe të ndiqni ëndrrat tuaja. Parathënia nga Piero Ferrari.

Category: