Kisingeri

480L

“Ky libër jashtëzakonisht edukues i Nill Fergusonit mbi Kisingerin, është rezultat i studimeve të kujdesshme dhe të thella, paraqitur me një shkrim të qartë, mbi një temë të shkëlqyer”.
– XHORXH P. SHULC sekretar shteti (nr. 60)

358 in stock

Author:NILL FERGUSON

“Kisingeri – Idealisti” është një biografi e shkëlqyer e një prej diplomatëve më të shquar dhe një nga arkitektët më të rëndësishëm të politikës së jashtme amerikane. Historiani i mirënjohur Nial Ferguson jep një përshkrim të hollësishëm, shpeshherë befasues dhe emocionues, të jetës së Henri Kisingerit, duke na shoqëruar në etapat e jetës së tij, nga një çunak hebre në Gjermaninë naziste, në një strateg dhe burrë shteti të mirënjohur.
Idealisti është historia e një prej mendimtarëve më të mëdhenj strategjikë, që ka nxjerrë ndonjëherë Amerika. Ai është gjithashtu një bildungsroman politik, që shpjegon sesi “Doktori Strangelove”, përfundoi si këshilltari i Riçard Niksonit, një politikani që gjithmonë e kishte përçmuar. Ky libër hedh një dritë të re në jetën e një figure politike mjaft polemike, sa të lëvduar, aq edhe të keqkuptuar nga publiku, dhe ja lë në dorë lexuesit të vendosë vetë, bazuar në faktet, përvojat dhe rrugëtimin e gjysmës së parë të jetës personale dhe politike të Henri Kisingerit.
Duke u mbështetur në të dhëna të reja të papublikuara më parë, njëkohësisht personale, politike dhe historike, Nial Ferguson zhytet thellë në disa nga eventet më të rëndësishme historike që kanë lënë gjurmë në politikën dhe historinë amerikane dhe atë botërore, si pasojat e Holokaustit, Lufta në Vietnam, Kriza e Raketave në Kubë, Lufta e Ftohtë, duke depërtuar në prapaskenat e elitës politike dhe vendimmarrjeve të atëhershme që i kanë dhanë formë të tashmes së sotme politike.
Eksploroni jetën personale dhe politike të një nga figurave më të shquara dhe polemike të politikës amerikane dhe ngjitjen e tij në shkallët e pushtetit dhe do të zbuloni një politikan dhe strateg gjenial, më tepër idealist sesa realist, shpesherë të keqkuptuar, dhe që ka lënë një gjurmë të thellë në politikën e jashtme amerikane.

Category: