NJË PORTRET PËR TIM ATË

1,440L

Presidenti i 43-të i SHBA-së, Xhorxh W. Bush, ka shkruar një biografi personale mbi të atin, presidentin e 41-të të SHBA-së, Xhorxh H. W. Bush.

45 in stock

Author:Xhorxh W.Bush

Presidenti i 43-të i SHBA-së, Xhorxh W. Bush, ka shkruar një biografi personale mbi të atin, presidentin e 41-të të SHBA-së, Xhorxh H. W. Bush. Nuk ka ndodhur më parë që një ish president amerikan të rrëfejë nga pikëpamja e tij historinë e jetës së të atit, gjithashtu një ish president. Kjo biografi intime dhe unike mbulon të gjithë jetën dhe karrierën e presidentit Bush, duke përfshirë shërbimin ushtarak në Luftën e Dytë Botërore, punën e tij në biznesin e naftës në Teksas, dhe ngritjen e tij në shkallët e pushtetit si kongresmen, përfaqësues amerikan në Kinë dhe OKB, drejtor i CIA-s, zëvendës president dhe president.

Kjo biografi nga i biri hedh një dritë të re mbi Xhorxh H. W. Bush si burrë shteti, dhe njerin e dashur, bujar e të ngrohtë që njihte familja e tij. Xhorxh W. Bush përshkruan edhe ndikimin që ka pasur i ati mbi të gjatë gjithë jetës, që nga fëmijëria në Teksas, në udhëtimet e para të fushatës politike me të atin dhe deri në vendimin e tij për të kandiduar si president. Ky libër ndërthur në mënyrë të natyrshme historitë politike me rrëfimet e jetës personale, duke nxjerrë në pah një portret të plotë të ish presidentit si një politikan i suksesshëm dhe njeri familjar. Në të do të zbuloni detaje, fakte dhe rrëfime të pathëna, si politike ashtu edhe personale, të përcjella nga këndvështrimi i një biri për të atin dhe i një presidenti për një tjetër president.

Category: