Rregullat e Ramsfeldit

2,400L

“Mësoni të thoni: ‘Nuk e di!’ Nëse e përdorni këtë shprehje atëhere kur është e përshtatshme, ka gjasa që kjo t’ju ndodhë shpesh.”

70 in stock

Author:DONALD RAMSFELD

“Mësoni të thoni: ‘Nuk e di!’ Nëse e përdorni këtë shprehje atëhere kur është e përshtatshme, ka gjasa që kjo t’ju ndodhë shpesh.”

Gjatë gjithë karrierës së tij të gjatë dhe të shquar si një pilot ushtarak detar, kongresmen amerikan, ndihmës i rangut të epërm i katër presidentëve amerikanë, diplomat i nivelit të lartë, drejtor i përgjithshëm ekzekutiv i dy kompanive të përfshira në listën e Fortune 500 dhe i vetmi në historinë amerikane që ka shërbyer dy herë si Sekretar I Mbrojtjes – Donald Ramsfeldi ka mbledhur qindra vëzhgime të sakta e të mprehta, bindëse dhe shpesh edhe me humor rreth udhëheqjes, sipërmarrjes dhe jetës.

Kur Presidenti Gerald Ford dha urdhër që këto aforizma t’i shpërndaheshin punonjësve të Shtëpisë së Bardhë në vitin 1974, ky koleksion u bë i njohur si “Rregullat e Ramsfeldit”. Fillimisht, të mbledhura në formën e kartave të vogla me përmasa 7.62 me 12.7 cm në një kuti këpucësh, më pas, të shtypura e të qarkulluara përgjatë viteve jozyrtarisht, këto rregulla të shquara jopartiake kanë ndriçuar mendjen e presidentëve, drejtuesve ekzekutivë të sipërmarrjes, shefave të kabineteve, zyrtarëve të huaj, diplomatëve dhe anëtarëve të Kongresit. Këto rregulla janë lavdëruar nga Wall Street Journal që i ka rekomanduar si “lexim të detyrueshëm”; si dhe nga New York Times, që ka shkruajtur: “Leximi i rregullave të Ramsfeldit mund të jetë i vlefshëm për çdo organizatë… Megjithatë, pjesa më e mirë e leximit, janë këshillat e mprehta të tij për vaksinimin e vetes ndaj asaj sëmundjes së frikshme të Shtëpisë së Bardhë: egos së fryrë më tepër nga ç’duhet”. Përmbledhja e tyre u rrit në numër me kalimin e kohës, ndërsa Rumsfeld shtoi edhe rregulla të reja që rridhnin nga ato që kishte lexuar, dëgjuar, ose vëzhguar në më tepër se tetë dekada të një jete të shquar.

Tashmë këto rregulla legjendare për herë të pare janë vënë në dispozicion të të gjithëve. Ramsfeldi ka përzgjedhur rregullat e tij më të dobishme dhe më të rëndësishme për udhëheqje sa më të efektshme, të zgjeruara me njohuri të reja dhe anekdota zbavitëse, duke i shtjelluar e diskutuar ato në stilin e hapur dhe të mprehtë që i shndërruan konferencat e tij të shtypit në Pentagon në: “shfaqje televizive që duheshin pare patjetër”. Të distiluara nga një karrierë me shtrirje të gjerë dhe arritje të pazakonta dhe të organizuara sipas temave praktike si punësimi i njerëzve, mbajtja e një mbledhjeje dhe sjellja përkundrejt shtypit, nga “Rregullat e Ramsfeldit” njerëzit në çdo faze të karrierës e në çdo hap të jetës së tyre mund të përfitojnë pa masë – duke filluar që nga politikanët dhe industrialistët aspirues e deri te të diplomuarit më të fundit nga universitetet, mësuesit dhe udhëheqësit e ardhshëm të sipërmarrjes. Libri ofron një pasqyrë dhe dije të brendshme të udhëheqjes, administrimit, strategjisë dhe mendimit për jetën, të cilat jo vetëm që e ndihmuan Ramsfeldin ta udhëhiqte Pentagonin në kohë lufte, por e veshën atë me një famë të madhe si një nga drejtuesit kryesorë më të fortë dhe më të efektshëm të Amerikës.

Category: