Si te qeverisësh një vend

1,200L

Vëzhgimet e mprehta të Ciceronit për mënyrën e qeverisjes janë të kuptueshme për të gjithë ata

470 in stock

Author:Markus Tulius Ciceron

“Si të qeverisësh një vend” është një përzgjedhje e shkrimeve të Ciceronit, oratorit dhe politikanit të shquar të Romës së Lashtë. Këshillat dhe reflektimet e tij mbi mënyrën e udhëheqjes së një shteti, jehojnë ende në ditët e sotme dhe pasqyrojnë problemet dhe sfidat e politikës moderne, si korrupsioni, mashtrimi, ryshfeti dhe abuzimi me pushtetin, që duket se nuk kanë ndryshuar shumë përgjatë dy mijëvjeçarëve. Këshillat e Ciceronit mbi sjelljen dhe tiparet e një udhëheqësi janë mësime të çmuara për qytetarët dhe politikanët e sotëm.

Markus Tulius Ciceron, u zgjodh në një nga postet më të larta të Republikës Romake në një kohë kur vendi i tij kërcënohej nga politikanë të babëzitur për pushtet, probleme ekonomike, trazira të jashtme dhe parti politike që refuzonin të bashkëpunonin. Megjithëse më shumë se dy mijë vjeçare, probleme të tilla tingëllojnë ende të njohura për botën dhe shtetet e sotme.

Letrat, fjalimet dhe shkrimet e Ciceronit reflektojnë një mençuri dhe mendjemprehtësi të përjetshme që shkon përtej mijëvjeçarëve dhe përfshijnë njohuri praktike se si duhen zgjidhur probleme si korrupsioni, ekuilibri i pushtetit, taksat, lufta, emigrimi dhe rëndësia e kompromisit. Do të mbeteni të habitur nga mendjemprehtësia dhe fryma aktuale që përcjellin këto shkrime që datojnë që në kohën e Romës së Lashtë dhe do t’ju bëjnë të reflektoni nëse politika dhe njerëzimi kanë ndryshuar dhe evoluar vërtet përgjatë historisë, apo në thelb kanë mbetur të njëjta.
Këto shkrime kanë ndikuar në udhëheqës të mëdhenj politikë, për plot dy mijë vjet dhe ato janë po aq udhëzuese sot, sa kur u shkruan për herë të parë.

Category: