{"id":8526,"date":"2022-01-07T07:57:42","date_gmt":"2022-01-07T07:57:42","guid":{"rendered":"https:\/\/shop.monitor.al\/?post_type=product&p=8526"},"modified":"2023-08-03T09:24:27","modified_gmt":"2023-08-03T09:24:27","slug":"nje-portret-per-tim-ate","status":"publish","type":"product","link":"https:\/\/shop.monitor.al\/product\/nje-portret-per-tim-ate\/","title":{"rendered":"NJ\u00cb PORTRET P\u00cbR TIM AT\u00cb"},"content":{"rendered":"
Presidenti i 43-t\u00eb i SHBA-s\u00eb, Xhorxh W. Bush, ka shkruar nj\u00eb biografi personale mbi t\u00eb atin, presidentin e 41-t\u00eb t\u00eb SHBA-s\u00eb, Xhorxh H. W. Bush. Nuk ka ndodhur m\u00eb par\u00eb q\u00eb nj\u00eb ish president amerikan t\u00eb rr\u00ebfej\u00eb nga pik\u00ebpamja e tij historin\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb t\u00eb atit, gjithashtu nj\u00eb ish president. Kjo biografi intime dhe unike mbulon t\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn dhe karrier\u00ebn e presidentit Bush, duke p\u00ebrfshir\u00eb sh\u00ebrbimin ushtarak n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, pun\u00ebn e tij n\u00eb biznesin e naft\u00ebs n\u00eb Teksas, dhe ngritjen e tij n\u00eb shkall\u00ebt e pushtetit si kongresmen, p\u00ebrfaq\u00ebsues amerikan n\u00eb Kin\u00eb dhe OKB, drejtor i CIA-s, z\u00ebvend\u00ebs president dhe president.<\/p>\n
Kjo biografi nga i biri hedh nj\u00eb drit\u00eb t\u00eb re mbi Xhorxh H. W. Bush si burr\u00eb shteti, dhe njerin e dashur, bujar e t\u00eb ngroht\u00eb q\u00eb njihte familja e tij. Xhorxh W. Bush p\u00ebrshkruan edhe ndikimin q\u00eb ka pasur i ati mbi t\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs, q\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebria n\u00eb Teksas, n\u00eb udh\u00ebtimet e para t\u00eb fushat\u00ebs politike me t\u00eb atin dhe deri n\u00eb vendimin e tij p\u00ebr t\u00eb kandiduar si president. Ky lib\u00ebr nd\u00ebrthur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb natyrshme historit\u00eb politike me rr\u00ebfimet e jet\u00ebs personale, duke nxjerr\u00eb n\u00eb pah nj\u00eb portret t\u00eb plot\u00eb t\u00eb ish presidentit si nj\u00eb politikan i suksessh\u00ebm dhe njeri familjar. N\u00eb t\u00eb do t\u00eb zbuloni detaje, fakte dhe rr\u00ebfime t\u00eb path\u00ebna, si politike ashtu edhe personale, t\u00eb p\u00ebrcjella nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i nj\u00eb biri p\u00ebr t\u00eb atin dhe i nj\u00eb presidenti p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr president.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Presidenti i 43-t\u00eb i SHBA-s\u00eb, Xhorxh W. Bush, ka shkruar nj\u00eb biografi personale mbi t\u00eb atin, presidentin e 41-t\u00eb t\u00eb SHBA-s\u00eb, Xhorxh H. W. Bush.<\/p>\n","protected":false},"featured_media":8520,"template":"","meta":[],"product_cat":[105],"product_tag":[],"yoast_head":"\n