shop.monitor.al

Për tu lexuar

1 – I DYTI ËSHTË I PARI I HUMBËSVE

ENZO FERRARI

Enzo Ferrari, një pilot, menaxher, sipërmarrës, njeri me vizione të mëdha, dhe krijuesi i një marke që është kthyer në legjendë në Itali dhe në tërë botën. Ky pioner i sportit dhe industrisë, meriton që të analizohet dhe të ndiqet si shembull nga brezat e rinj të inovatorëve, sepse ai vetë ishte një inovator i madh, që i ngriti vlerën simbolit Made in Italy dhe që mund t’u mësojë shumë gjëra sipërmarrësve të rinj që dëshirojnë të ndjekin gjurmët e tij të suksesit.

Në këtë libër, autori Pino Allievi i cili ka pasur privilegjin ta njihte nga afër dhe ta kishte mik Enzo Ferrarin, paraqet një portret unik, të plotë dhe tejet interesant të këtij personaliteti të madh në fushën e sportit, sipërmarrjes, si dhe bashkëveprimet e tij të shumta me personalitete të tjera të famshme, me të cilët ka lidhur miqësi të forta dhe ndonjëherë, edhe është përplasur, si Gianni Agnelli apo Silvio Berlusconi.

Në një botë ku shpejtësia është një domosdoshmëri në çdo sektor, në këtë libër do të gjeni shembullin e një ikone dhe legjende të pazëvendësueshme që do t’ju frymëzojë drejt sfidave të inovacionit dhe të ndiqni ëndrrat tuaja. Parathënia nga Piero Ferrari.

1,200LShtoje në shportë

2 – SI TË QEVERISËSH NJË VEND

MARKUS TULIUS CICERON

“Si të qeverisësh një vend” është një përzgjedhje e shkrimeve të Ciceronit, oratorit dhe politikanit të shquar të Romës së Lashtë. Këshillat dhe reflektimet e tij mbi mënyrën e udhëheqjes së një shteti, jehojnë ende në ditët e sotme dhe pasqyrojnë problemet dhe sfidat e politikës moderne, si korrupsioni, mashtrimi, ryshfeti dhe abuzimi me pushtetin, që duket se nuk kanë ndryshuar shumë përgjatë dy mijëvjeçarëve. Këshillat e Ciceronit mbi sjelljen dhe tiparet e një udhëheqësi janë mësime të çmuara për qytetarët dhe politikanët e sotëm.

Markus Tulius Ciceron, u zgjodh në një nga postet më të larta të Republikës Romake në një kohë kur vendi i tij kërcënohej nga politikanë të babëzitur për pushtet, probleme ekonomike, trazira të jashtme dhe parti politike që refuzonin të bashkëpunonin. Megjithëse më shumë se dy mijë vjeçare, probleme të tilla tingëllojnë ende të njohura për botën dhe shtetet e sotme.

Letrat, fjalimet dhe shkrimet e Ciceronit reflektojnë një mençuri dhe mendjemprehtësi të përjetshme që shkon përtej mijëvjeçarëve dhe përfshijnë njohuri praktike se si duhen zgjidhur probleme si korrupsioni, ekuilibri i pushtetit, taksat, lufta, emigrimi dhe rëndësia e kompromisit. Do të mbeteni të habitur nga mendjemprehtësia dhe fryma aktuale që përcjellin këto shkrime që datojnë që në kohën e Romës së Lashtë dhe do t’ju bëjnë të reflektoni nëse politika dhe njerëzimi kanë ndryshuar dhe evoluar vërtet përgjatë historisë, apo në thelb kanë mbetur të njëjta.

Këto shkrime kanë ndikuar në udhëheqës të mëdhenj politikë, për plot dy mijë vjet dhe ato janë po aq udhëzuese sot, sa kur u shkruan për herë të parë.

1,000LShtoje në shportë

3 – UDHËRRËFYES PËR TË HUMBURIT

JEAN D’ORMESSON

Libri “Udhërrëfyes për të humburit” nga autori i mirënjohur dhe filozofi Jean D’Ormesson, anëtar i Akademisë Franceze, është një guidë për të gjithë ata kureshtarë që pyesin veten dhe duan të dinë mbi misteret e botës. Njerëzimi ende nuk i është përgjigjur dot pyetjes “Pse kemi lindur dhe ç’ndodh me njeriun pas vdekjes?” Njerëzit rrëmbehen nga aksidentet, ndodhitë dhe monotonia e jetës së përditshme, duke harruar se po endemi si të humbur në rrugëtimin tonë të jetës në Tokë, pa ditur motivin dhe sensin e tij.

Ky manual synon t’i japë përgjigje pyetjes ekzistenciale “Cili është sensi i jetës?” Autori thekson se të gjithë si njerëz, nuk e dimë as përse kemi lindur dhe as se çfarë do të ndodhë me ne pas vdekjes. Për këtë arsye, jemi të gjithë të humbur. Temat universale të këtij libri, të trajtuara me një nuancë filozofike dhe letrare, zhyten thellë në domethënien e kohës, jetës, vdekjes, mendimit, të mirës, të keqes, të panjohurës dhe ekzistencës njerëzore, duke tentuar të krijojnë një dritë në fund të tunelit të të panjohurave që na rrethojnë, për të gjetur një sens në rrugëtimin e papërsëritshëm të jetës.

1,000LShtoje në shportë

4 – SI TË ZGJEDHIM PRIJËSIN

MAURIZIO VIROLI

Nikolo Makiaveli, një nga këshilltarët politikë më të mëdhenj të të gjitha kohërave, ka reflektuar për një kohë të gjatë mbi mënyrën si qytetarët mund të shquajnë udhëheqësit e mëdhenj – ata njerëz që ishin të aftë për të mbrojtur dhe rritur lirinë, nderin dhe lavdinë e vendeve të tyre. Duke u mbështetur në shkrimet e Makiavelit, biografi i tij i mirënjohur Maurizio Viroli pasqyron dhe interpreton mençurinë e përjetshme të Makiavelit në zgjedhjen e udhëheqësve. Në këtë mënyrë, autori ka nxjerrë në dritë një version të dytë të veprës së famshme “Princi”, ku këshillat nuk u drejtohen më udhëheqësve, por vetë qytetarëve, për t’i ndihmuar ata të bëjnë zgjedhje më të mençura politike dhe të jenë votues më të mirë.

Duke hedhur poshtë keqkuptimet popullore se Makiaveli ishte një realist cinik, libri tregon se ai në të vërtetë besonte se republikat nuk mund të mbijetojnë dot, e aq më pak të lulëzojnë, pa pasur në krye udhëheqës që janë të virtytshëm dhe efektivë. Mes shumë këshillave të tjera të vlefshme, Makiaveli thotë se votuesit duhet të zgjedhin udhëheqës të cilët vendosin të mirën e përbashkët mbi interesat e ngushta dhe që e trajtojnë si përparësi luftimin e korrupsionit. Ai shpjegon gjithashtu pse mënyra më e mirë për të njohur udhëheqësit e vërtetë është duke shqyrtuar me kujdes veprimet dhe fjalët e tyre në të kaluarën. Ky libër reflekton dhe interpreton dijet e vlefshme që ka fituar Makiaveli nga njohja e gjatë dhe e drejtpërdrejtë e jetës reale politike, studimi i historisë dhe reflektimi mbi mendimtarët politikë të antikitetit.

Të dish të dallosh ndryshimin midis udhëheqësve politikë të mëdhenj dhe mediokër është e vështirë, por aspak e pamundur – me ndihmën e Makiavelit. Prandaj, në të mirë të vendit tuaj, lexoni këtë libër, dhe votoni si Makiaveli.

700LShtoje në shportë

5 – RREGULLAT E RAMSFELDIT

DONALD RAMSFELD

Njeriu që është cilësuar nga revista “Fortune” si një ndër 10 shefat ekzekutivë më të “fortë” të Amerikës, ofron këshilla praktike për liderët e tanishëm dhe të ardhshëm, sesi ata mund t’i bëjnë më efikase dhe të suksesshme kompanitë dhe organizatat e tyre.

Përgjatë karrierës së tij të shquar – si aviator, kongresmen, kryekëshilltar i katër presidentëve amerikanë, diplomat, CEO dhe i vetmi sekretar i mbrojtjes në histori që ka shërbyer dy herë në të njëjtin post, Donald Ramsfeld, ka grumbulluar një përvojë të gjerë në shumë fusha të jetës që e ka bërë atë të shkëlqejë në lidership dhe biznes. Duke u bazuar në këtë përvojë suksesi, ai ka përpiluar një sërë rregullash, vëzhgimesh dhe këshillash praktike për të ndihmuar këdo që të përparojë në politikë apo biznes duke qenë një lider në fushën e vet. Kur presidenti Gerald Ford urdhëroi që këto vrojtime nga Ramsfeld të lexoheshin nga stafi i Shtëpisë së Bardhë, ato u quajtën “Rregullat e Ramsfeldit”.

Këto rregulla të cilat kanë qarkulluar në mënyrë joformale përgjatë viteve, kanë argëtuar dhe udhëzuar presidentë, drejtues ekzekutivë, shefa të shtabit, zyrtarë të huaj, diplomatë dhe anëtarë të Kongresit. Ato janë lëvduar nga Wall Street Journal si “të domosdoshme për t’u lexuar” dhe New York Times është shprehur se “Çdo organizatë do të përfitonte duke lexuar Rregullat e Ramsfeldit… ku pjesa më interesante janë këshillat e tij të goditura për t’u “vaksinuar” ndaj sëmundjes më të rrezikshme që qarkullon në Shtëpinë e Bardhë: egos së tepruar”.

Këto rregulla të mençura dhe të përpikta, të shoqëruara me një ton humori, janë filtruar nga një karrierë e gjatë, e arrirë dhe e larmishme, duke i organizuar më pas në tema praktike si punësimi i njerëzve, drejtimi i një mbledhjeje, apo përballja me shtypin.

Rregullat e Ramsfeldit janë të vlefshme për njerëz në çdo fazë të jetës dhe karrierës së tyre, që nga politikanët e rinj dhe industrialistët, deri tek studentët e sapodiplomuar, mësuesit dhe sipërmarrësit. Ndriçoni mendjen me këshilla praktike që do t’ju vlejnë në jetë dhe do t’ju ndihmojnë të jeni më të efektshëm, produktivë dhe të suksesshëm në karrierën tuaj.

2,000LShtoje në shportë

6 – KISINGERI

NILL FERGUSON

“Kisingeri – Idealisti” është një biografi e shkëlqyer e një prej diplomatëve më të shquar dhe një nga arkitektët më të rëndësishëm të politikës së jashtme amerikane. Historiani i mirënjohur Nial Ferguson jep një përshkrim të hollësishëm, shpeshherë befasues dhe emocionues, të jetës së Henri Kisingerit, duke na shoqëruar në etapat e jetës së tij, nga një çunak hebre në Gjermaninë naziste, në një strateg dhe burrë shteti të mirënjohur.

Idealisti është historia e një prej mendimtarëve më të mëdhenj strategjikë, që ka nxjerrë ndonjëherë Amerika. Ai është gjithashtu një bildungsroman politik, që shpjegon sesi “Doktori Strangelove”, përfundoi si këshilltari i Riçard Niksonit, një politikani që gjithmonë e kishte përçmuar. Ky libër hedh një dritë të re në jetën e një figure politike mjaft polemike, sa të lëvduar, aq edhe të keqkuptuar nga publiku, dhe ja lë në dorë lexuesit të vendosë vetë, bazuar në faktet, përvojat dhe rrugëtimin e gjysmës së parë të jetës personale dhe politike të Henri Kisingerit.

Duke u mbështetur në të dhëna të reja të papublikuara më parë, njëkohësisht personale, politike dhe historike, Nial Ferguson zhytet thellë në disa nga eventet më të rëndësishme historike që kanë lënë gjurmë në politikën dhe historinë amerikane dhe atë botërore, si pasojat e Holokaustit, Lufta në Vietnam, Kriza e Raketave në Kubë, Lufta e Ftohtë, duke depërtuar në prapaskenat e elitës politike dhe vendimmarrjeve të atëhershme që i kanë dhanë formë të tashmes së sotme politike.

Eksploroni jetën personale dhe politike të një nga figurave më të shquara dhe polemike të politikës amerikane dhe ngjitjen e tij në shkallët e pushtetit dhe do të zbuloni një politikan dhe strateg gjenial, më tepër idealist sesa realist, shpesherë të keqkuptuar, dhe që ka lënë një gjurmë të thellë në politikën e jashtme amerikane.

4,000LShtoje në shportë

7 – FAKTORI ÇËRÇILL

BORIS JOHNSON

Ish kryetari i bashkisë i Londrës, tashmë kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, ka shkruar këtë libër bestseller që rrëfen historinë e gjeniut politik Winston Churchill, një nga figurat më domethënëse të shekullit XX.
Boris Johnson portretizon një burrë shteti me trimëri të paarritshme, me një talent politik dhe aftësi strategjike të rralla, dhe njëkohësisht një njeri humanitar, të drejtë dhe lider të jashtëzakonshëm.

Si një luftëtar sypatrembur në fushën e betejës, Churchill duhej urdhëruar nga vetë mbreti që të mos luftonte në betejën e Normandisë; ai arriti disa nga fitoret më madhështore që ndryshuan rrjedhën e historisë, e megjithatë, ishte një njeri që e urrente luftën dhe i dënonte politikanët që e nxisnin atë, sepse vetë nuk i kishin provuar tmerret e saj. Ai ishte ndoshta oratori më i madh i të gjitha kohërave, megjithëse në jetën personale vuante nga depresioni kronik. Manovrimet e tij të shkëlqyera i hapën rrugë hyrjes së Amerikës në Luftën e Dytë Botërore. Si një njeri mendjehapur, ai reformoi kujdesin shëndetësor, arsimin dhe sistemin e mirëqenies sociale, megjithëse asnjëherë nuk u kufizua nga korrektësia politike.

Ky libër pasqyron impaktin që ka pasur Churchill, jo vetëm në politikën britanike, por edhe në skenën botërore. Ai ndërthur rrugëtimin politik të këtij shtetari të madh, me fakte dhe kuriozitete personale që të ndihmojnë të kuptosh natyrën dhe karakterin e vërtetë të Churchill.

Ky rrëfim nuk është aspak një biografi e ftohtë me një objektivitet të ngurtë, përkundrazi, Johnson na nxit të njohim dhe të pranojmë madhështinë e karrierës politike dhe gjenialitetit të Winston Churchill, duke e shoqëruar rrëfimin me nota humoristike dhe një ton të ngrohtë që na fton bashkarisht në udhëtimin e shkëlqyer politik të këtij personaliteti të madh. Në këtë libër do të gjeni të dhëna dhe kuriozitete politike dhe personale që do t’ju thellojnë më tepër në karrierën politike, jetën intime dhe karakterin e Winston Churchill, një kampioni të demokracisë liberale dhe luftës kundër fashizmit dhe një nga politikanët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

1,500LShtoje në shportë

8 – NJË PORTRET PËR TIM ATË

XHORXH W.BUSH

Presidenti i 43-të i SHBA-së, Xhorxh W. Bush, ka shkruar një biografi personale mbi të atin, presidentin e 41-të të SHBA-së, Xhorxh H. W. Bush. Nuk ka ndodhur më parë që një ish president amerikan të rrëfejë nga pikëpamja e tij historinë e jetës së të atit, gjithashtu një ish president. Kjo biografi intime dhe unike mbulon të gjithë jetën dhe karrierën e presidentit Bush, duke përfshirë shërbimin ushtarak në Luftën e Dytë Botërore, punën e tij në biznesin e naftës në Teksas, dhe ngritjen e tij në shkallët e pushtetit si kongresmen, përfaqësues amerikan në Kinë dhe OKB, drejtor i CIA-s, zëvendës president dhe president.

Kjo biografi nga i biri hedh një dritë të re mbi Xhorxh H. W. Bush si burrë shteti, dhe njerin e dashur, bujar e të ngrohtë që njihte familja e tij. Xhorxh W. Bush përshkruan edhe ndikimin që ka pasur i ati mbi të gjatë gjithë jetës, që nga fëmijëria në Teksas, në udhëtimet e para të fushatës politike me të atin dhe deri në vendimin e tij për të kandiduar si president. Ky libër ndërthur në mënyrë të natyrshme historitë politike me rrëfimet e jetës personale, duke nxjerrë në pah një portret të plotë të ish presidentit si një politikan i suksesshëm dhe njeri familjar. Në të do të zbuloni detaje, fakte dhe rrëfime të pathëna, si politike ashtu edhe personale, të përcjella nga këndvështrimi i një biri për të atin dhe i një presidenti për një tjetër president.

1,200LShtoje në shportë

9 – SI KËNGË SHPRESE

ZHAN D’ORMESON

Në romanin “Si një këngë shprese”, autori i mirënjohur dhe filozofi francez Jean D’Ormesson hedh pyetje filozofike mbi botën dhe origjinën e saj dhe reflekton mbi “Zotin, njeriun dhe hiçin e gjithësisë”. Duke shtjelluar pyetje filozofike mbi ekzistencën e universit, njeriut, dhe të paditurat më të thella dhe të mistershme që e kanë munduar gjithnjë njeriun, pyetjes se nga kemi ardhur dhe ku po shkojmë, ky libër është shkruar si një himn që i thur lavde jetës, lumturisë dhe letërsisë.

Autori shtjellon historinë e botës dhe njerëzimit, duke nisur nga Gjeneza sipas Testamentit të Vjetër, tek Planku dhe Aristoteli. Ai i çon lexuesit nëpër një aventurë filozofike dhe kozmologjike mbi ekzistencën e universit, yjeve, kohës, jetës, vdekjes, dashurisë, rastësisë, dhe shumë të tjera, duke i interpretuar ato me një frymë filozofike dhe imagjinate, që e shtyn lexuesin njëkohësisht të reflektojë dhe të ëndërrojë, por mbi të gjitha, të vlerësojë dhe të çmojë magjinë e lumturisë, gëzimit dhe shpresës që ofron jeta, me gjithë misteret e saj.

1,000LShtoje në shportë

10 – NË VALËN E DRAMËS SHQIPTARE KORÇA dhe KORÇARËT (1878-1909)

NIKO STRALLA

Ky libër është një pasqyrë e gjallë e jetës ekonomike, politike, sociale dhe arsimore të Korçës, në periudhën 30 vjeçare, 1878-1909, që në historinë tonë kombëtare njihet si Faza e Parë e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Ai mbështetet në dokumente historike, statistika arkivore, referime studimesh autorësh, vendas dhe të huaj, si dhe shumë kujtime të bashkëkohësve, të cilët autori i ka njohur dhe kontaktuar personalisht. Libri është një studim historik serioz, por i shkruar në një gjuhë e stil të thjeshtë dhe të kuptueshëm për lexuesin.

Pavarësisht se ngjarjet përqendrohen kryesisht në Korçë dhe në rrethinat e saj, autori i ka vendosur ato në një kontekst më të gjerë ballkanik, europian, por edhe shqiptar, si brenda kufijve, ashtu edhe në diasporë, aty ku jetonin dhe punonin shumë shqiptarë atdhedashës.

Në qendër të këtij libri historik janë hapja e Mësonjëtores së Parë Shqipe më 7 mars 1887, patriotët korçarë që kontribuan materialisht dhe mendërisht në këtë ngjarje madhore kombëtare, reagimi otoman dhe klerikal vendas kundra saj, hapja e klubeve të shumtë me karakter patriotik pas shpalljes së Kushtetutës, patriotë të shquar korçarë etj.

Libri u përkushtohet 3 patriotëve korçarë, Jovan Cico Kosturi, Orhan Çerçis Pojani dhe Efthim Vasil Marko, drejtues të Komitetit të fshehtë të Korçës, të cilët mundësuan, në kushte tejet të vështira, hapjen dhe mbajtjen e Mësonjëtores së Parë Shqipe, të ideuar në Stamboll, të sponsorizuar në Bukuresht dhe të vënë në jetë në Korçë.

700LShtoje në shportë

11 – MENAXHIMI I VETVETES

PETER F. DRUCKER

“Menaxhimi i vetvetes” është një libër i çmuar për këdo që dëshiron të hulumtojë rrugët e suksesit në jetë. Autori i mirënjohur Peter F. Drucker, i cili njihet si “babai i menaxhimit modern” paraqet ide mendjemprehta mbi biznesin dhe na jep mësime të çmuara për të menaxhuar jetët tona personale dhe për t’u bërë udhëheqës më të efektshëm.

Në këto dy artikuj klasikë nga Harvard Business Review, Drucker ofron çelësin sesi të bëhemi shefa të vetes dhe udhëheqës më të mirë për të tjerët. “Menaxhimi i vetvetes” identifikon pyetjet vetë-reflektuese që duhet t’i bëni vetes në mënyrë që të fitoni mendjemprehtësinë e duhur për të marrë në drejtim karrierën tuaj, ndërsa pjesa e dytë “Çfarë e bën një drejtues të efektshëm” paraqet sjelljet kyçe që ju duhen për të udhëhequr. Sëbashku, ato ju prijnë drejt një rruge të ndritur që do t’ju ndihmojë të krijoni vendin tuaj në shoqëri.

Arritësit më të mëdhenj në histori, nga fusha të ndryshme, qoftë Napoleoni, Da Vinçi, apo Mozarti, gjithmonë e kanë menaxhuar veten e tyre. Kjo ka luajtur një rol të madh që ata të bëhen jashtëzakonisht të suksesshëm në jetë. Por këto figura janë përjashtime të rralla dhe të pazakonta si në talentet, ashtu edhe në arritjet e tyre, aq sa konsiderohen jashtë kufijve të aftësive të zakonshme njerëzore. Prandaj, në ditët e sotme, shumica prej nesh që e konsiderojnë veten me dhunti modeste, duhet të mësojnë sesi të menaxhojnë veten. Ne duhet të mësojmë si të zhvillojmë veten tonë dhe të punojmë në mënyrë efikase për të dhënë një kontribut sa më të madh në shoqëri. Peter Drucker shpjegon si mund ta arrijmë këtë duke bërë pyetjet dhe vëzhgimet e duhura dhe duke kuptuar më në thellësi veten tonë dhe veçoritë tona unike.

1,000LShtoje në shportë

12 – TRE HISTORI EKSTRAVAGANTE

CARLO M. CIPOLLA

Ky libër rrëfen tre histori të rrëfyera nga historiani Carlo M. Cipolla me stilin e tij tipik të hollë dhe sensin e humorit, që njëkohësisht do t’ju ngjallin kureshtjen, do t’ju informojnë dhe argëtojnë.

“Tre histori ekstravagante” nga autori dhe historiani Karlo M. Çipolla, është i ndarë në tre rrëfime të veçanta: “Homines duri” (Të fortët), “Mashtrimi i shekullit” dhe “Savaritë dhe Europa”. Historia e parë paraqet tablonë ekonomike të Italisë së shekullit XIV, të mbizotëruar nga familjet më të pasura dhe të fuqishme fiorentinase të asaj kohe, si familja Bardi, e cila kryen manovra dhe dredhi nga më të ndryshmet në përpjekjen për të ruajtur perandorinë e vet bankare. Historia e dytë rrëfen një nga mashtrimet më të mëdha monetare ndaj popullit turk në shekullin XVII dhe historia e tretë përshkruan komentet e dy autorëve të njohur francezë, mbi popujt e ndryshëm të Europës dhe zakonet dhe sjelljet e tyre tregtare.

Libri ofron për lexuesin një imazh të gjallë të evoluimit ekonomik të Europës, nga Mesjeta, deri në fillimet e kapitalizmit, me një gjuhë të mprehtë dhe ton humoristik.

1,000LShtoje në shportë