NË VALËN E DRAMËS SHQIPTARE KORÇA dhe KORÇARËT (1878-1909)

700L

In Stock

Ky libër është një pasqyrë e gjallë e jetës ekonomike, politike, sociale dhe arsimore të Korçës, në periudhën 30 vjeçare, 1878-1909

362 stok

Author:Niko Stralla

Ky libër është një pasqyrë e gjallë e jetës ekonomike, politike, sociale dhe arsimore të Korçës, në periudhën 30 vjeçare, 1878-1909, që në historinë tonë kombëtare njihet si Faza e Parë e R ilindjes Kombëtare Shqiptare. Ai mbështetet në dokumente historike, statistika arkivore, referime studimesh autorësh, vendas dhe të huaj, si dhe shumë kujtime të bashkëkohësve, të cilët autori i ka njohur dhe kontaktuar personalisht. Libri është një studim historik serioz, por i shkruar në një gjuhë e stil të thjeshtë dhe të kuptueshëm për lexuesin.

Pavarësisht se ngjarjet përqendrohen kryesisht në Korçë dhe në rrethinat e saj, autori i ka vendosur ato në një kontekst më të gjerë ballkanik, europian, por edhe shqiptar, si brenda kufijve, ashtu edhe në diasporë, aty ku jetonin dhe punonin shumë shqiptarë atdhedashës.

Në qendër të këtij libri historik janë hapja e Mësonjëtores së Parë Shqipe më 7 mars 1887, patriotët korçarë që kontribuan materialisht dhe mendërisht në këtë ngjarje madhore kombëtare, reagimi otoman dhe klerikal vendas kundra saj, hapja e klubeve të shumtë me karakter patriotik pas shpalljes së Kushtetutës, patriotë të shquar korçarë etj.

Libri u përkushtohet 3 patriotëve korçarë, Jovan Cico Kosturi, Orhan Çerçis Pojani dhe Efthim Vasil Marko, drejtues të Komitetit të fshehtë të Korçës, të cilët mundësuan, në kushte tejet të vështira, hapjen dhe mbajtjen e Mësonjëtores së Parë Shqipe, të ideuar në Stamboll, të sponsorizuar në Bukuresht dhe të vënë në jetë në Korçë.

Kategori: