Si të Zgjedhim Prijësin
KËSHILLAT E MAKIAVELIT PËR QYTETARËT

700L

In Stock

Nikolo Makiaveli, një nga këshilltarët politikë më të mëdhenj të të gjitha kohërave, e ka menduar gjatë se si qytetarët mund të dallojnë udhëheqësit e mëdhenj – ata që janë në gjendje të mbrojnë dhe rrisin lirinë, nderin dhe lavdinë e shteteve të tyre.

166 stok

Author:Mauricio Viroli

Mauricio Viroli

Nikolo Makiaveli, një nga këshilltarët politikë më të mëdhenj të të gjitha kohërave, e ka menduar gjatë se si qytetarët mund të dallojnë udhëheqësit e mëdhenj – ata që janë në gjendje të mbrojnë dhe rrisin lirinë, nderin dhe lavdinë e shteteve të tyre. Duke përpiluar me detaje shkrimet e autorit fiorentin, Mauricio Viroli, biografi i mirënjohur i Makiavelit, ka grumbulluar dhe interpretuar mençurinë e përjetshme të Makiavelit në zgjedhjen e udhëheqësve. Rezultati është një version i ri i “Princit”, i përmbledhur dhe tërheqës, që nuk u drejtohet më sundimtarëve, por qytetarëve dhe ka si qëllim që t’ju bëjë votues më të mirë.

Duke shkërmoqur portretizimin e gabuar dhe populist se Makiaveli ishte një realist cinik, ky libër na tregon se në të vërtetë, Makiaveli besonte që republikat nuk mund të mbijetojnë, e aq më pak të lulëzojnë, pa udhëheqës të virtytshëm e të efektshëm. Një nga shumë këshillat e tij të çmuara është që njerëzit të zgjedhin udhëheqës, të cilët vlerësojnë të mirën e përbashkët mbi interesat e ngushta dhe që e shohin me përparësi luftën ndaj korrupsionit, duke shpjeguar pse mënyra më e mirë për të njohur udhëheqësit e vërtetë, është duke studiuar me kujdes veprimet dhe _alët e tyre në të kaluarën. Libri nxjerr në pah edhe idetë mendjemprehta që fitoi Makiaveli me kohën, duke studiuar jetën reale politike, historinë dhe mendimtarët politikë të antikitetit. Të njohësh dallimin midis udhëheqësve të mëdhenj politikë dhe atyre mediokër, është pa dyshim e vështirë, por jo e pamundur – me ndihmën e Makiavelit.

Kështu që bëjini një nder vendit tuaj. Lexoni këtë libër, e më pas votoni sipas mënyrës së Makiavelit.

Kategori: