shop.monitor.al

Media Union shpk është pjesë e Union Group, botues i revistës “Monitor”. Revista “MONITOR” është e vetmja e përjavshme ekonomike në tregun e shtypit shqiptar që nga viti 2000. Revista publikohet të hënën e çdo dy jave dhe online çdo javë të vitit.

Revista “Monitor” ka në fokus ekonominë, analiza dhe diskutime mbi çështje dhe zhvillime të ndodhura apo të pritshme ekonomike shqiptare dhe ndërkombëtare; opinione, këshilla, eksperienca dhe kritika të sipërmarrësve, drejtuesve dhe profesionistëve të njohur dhe të suksesshëm shqiptarë dhe të huaj; të dhëna zyrtare dhe të besueshme statistikore; të rejat më të fundit nga legjislacioni fiskal, politikat e ndjekura dhe efektet e tyre; kushtuar tendencave të fundit të teknologjisë, automobilizmit, botës së modës, udhëtimeve etj.

Website i revistës Monitor, monitor.al gjithashtu ka në fokus lajmet dhe informacionet ekonomike apo informacione nga fusha të tjera. Gjithashtu, në web publikohen edhe botimet e Revistës Monitor.

 

Historiku

2000 – Agjenci Publikimi
Media Union, pjesë e Union Group, është themeluar në vitin 2000
si agjenci publikimi.

2000 – Revista Monitor
Në fund të vitit 2000, Media Union botoi “Monitor”, revistën e parë dhe deri tani të vetmen në Shqipëri, për biznesin dhe ekonominë.

2002 – Revista AutoClub
Gjatë vitit 2002, Media Union zgjeroi portofolin e botimeve, duke lançuar “AutoClub” – një revistë e përqendruar në fushën e automobilizmit.

2004 – Agjenci Publicitare
Në fund të vitit 2003, Media Union vendosi të shtrijë dhe diversifikojë operacionet dhe aktivitetin e saj dhe në fillim të vitit 2004, ajo nisi të mundësojë shërbime marketingu dhe komunikimi për klientët e saj.

2015 – Botime Media Union
Në vitin 2015, Media Union filloi botimin e librave duke e kthyer në traditë botimin e dy librave. Best Sellers, por dhe botime shqiptare kanë gjetur hapësirën e tyre në botimet e Media Union. Media Union i dhuron këto botime për të gjithë abonentët e revistës Monitor. Gjithashtu, botimet e Media Union mund t’i gjeni online në websitin tonë ose në libraritë kryesore në vend.

2018 – Shqip.al
Portali shqip.al ka në fokus lajmet mbi aktualitetin, kulturën, ekonominë, sportin etj.